Refuzon ftesën e Macron në Paris! Trump: Sa larg do të shkoj për Groenlandën? Do ta zbuloni
“ Nuk do të shkoj,” është përgjigjja e prerë e presidentit amerikan Donald Trump për ftesën e Emmanuel Macron për të udhëtuar në Paris pas samitit të Davosit, për një takim informal të G7, ku do të diskutohej edhe për Groenlandën. Trump tha se Macron “nuk do të qëndrojë shumë gjatë” në pushtet, por shtoi se presidenti francez “është një mik i imi”. “Do ta zbuloni,” ishte përgjigjja shumë e shkurtër kur u pyet se sa larg është i gatshëm të shkojë për të marrë Groenlandën. Fotot e emigrantëve të arrestuar Presidenti amerikan Donald Trump filloi konferencën e tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, një vit pas fillimit të mandatit të tij të dytë, duke treguar fotografi të disa emigrantëve të arrestuar muajt e...
Burimi:
syri.net