Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord në Itali/ Meloni: Ky hap do ta bëjë atë më autonom

Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord në Itali/ Meloni: Ky hap do ta bëjë atë më autonom

Pjesëmarrja në referendumin për reformën në drejtësi të Italisë ka shënuar nivele historike në ditën e parë të votimit, duke mbërritur në 46,07% deri mbrëmjen e së dielës, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Analistët parashikojnë se pjesëmarrja përfundimtare mund të arrijë në 60 apo 65%. Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Italiane të Sindikatave të Punëtorëve, Cisl, Daniela Fumarola, e vlerësoi këtë nivel pjesëmarrjeje si fillimin e një epoke të re dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Vetë kryeministrja Giorgia Meloni publikoi një postim në X ku shihej me fletën e votimit në dorë, shoqëruar me mesazhin: “Gati për të votuar. Mos harroni: ka kohë deri në orën 15:00 sot për të shkuar në qendrat...