Referendumi për Drejtësinë në Itali/ 53% e votuesve thonë “Jo”, Meloni: Keqardhje për këtë mundësi të humbur. Opozita: Një pranverë e re po çel
Qytetarët italianë i thanë “JO” kryeministres Giorgia Meloni në referendumin dyditor për Reformën në Drejtësi, duke lëkundur pozitat e saj në qeveri. Rreth 53% e qytetarëve votuan kundër ndryshimeve në Kushtetutë për gjyqësorin, të propozuara nga qeveria e udhëhequr nga kryeministrja Meloni, sipas së cilës, synonin një sistem drejtësie më të pavarur. Në votimin, që nisi të dielën dhe u mbyll pasditen e të hënës, u shënua një pjesëmarrje në nivele historike, me rreth 59%, të cilët hodhën poshtë lëvizjen e udhëheqëses së ekstremit të djathtë, që dëshironte të ndryshonte Kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe për të reformuar trupin mbikëqyrës të tyre. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, kryeministrja Giorgia Meloni pranoi humbjen në referendum, por nuk ka...
Burimi:
top-channel.tv