Raundi i ri i bisedimeve Ukrainë-Rusi mund të zhvillohet javën e ardhshme
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, njëkohësisht këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe për paqen mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, ka gjasa të zhvillohet gjatë javës së ardhshme. Në një intervistë për rrjetin televiziv CNBC, Witkoff tha gjithashtu se autoritetet ruse kanë refuzuar t’i ndajnë Iranit informacione mbi instalimet ushtarake amerikane. Sipas tij, ky refuzim u bë i ditur gjatë bisedës telefonike që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të hënën me presidentin rus Vladimir Putin.
Burimi:
vizionplus.tv