Raundi i ri i bisedimeve për Ukrainën, Kremlini njofton se takimi do të zhvillohet në Abu Dhabi

Raundi i ri i bisedimeve për Ukrainën, Kremlini njofton se takimi do të zhvillohet në Abu Dhabi

Kremlini ka konfirmuar se raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Abu Dhabi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin e nisur nga pushtimi rus i Ukrainës. Takimi, fillimisht i planifikuar për 1 shkurt, u shty për shkak të nevojës për të harmonizuar axhendat e tri palëve, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai konfirmoi gjithashtu njoftimin e bërë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 23 dhe 24 janar në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk solli ndonjë përparim të dukshëm. Raundi i ri synon të diskutojë çështjet kryesore, përfshirë të ardhmen e territoreve të rajonit industrial dhe minerar të...