Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë
Presidenti i SHBA-së vazhdon të përshkallëzojë verbalisht konfliktin me regjimin e mullahëve. Ndërkohë, ushtria amerikane po përgatitet për një angazhim më të gjatë kundër Iranit. Donald Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore. Trump e bëri të qartë se ai favorizon një ndryshim të pushtetit në Teheran. Kur një gazetar e pyeti gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ai tha: “Kjo duket si gjëja më e mirë që mund të ndodhë”. Ai nuk tha se kush mund të pasojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Trump thjesht deklaroi: “Ka njerëz”. Trump: “Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë.” Presidenti amerikan vazhdoi duke shpjeguar se është e vështirë të...
Burimi:
top-channel.tv