Rasti tronditës në Francë, hiqej si hipnotizues, 47-vjeçari akuzohet se drogoi dhe përdhunoi 14 gra

Rasti tronditës në Francë, hiqej si hipnotizues, 47-vjeçari akuzohet se drogoi dhe përdhunoi 14 gra

Një burrë në jug të Francës do të dalë para gjykatës, i akuzuar se drogte dhe përdhunonte gra duke u shtirur si “hipnotizues” dhe duke u hedhur pilula gjumi në pije. I akuzuari, Cyril Zatarra, 47-vjeçar mësues vallëzimi dhe hipnoterapeut autodidakt, dyshohet se ka përdhunuar 14 gra gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, ndërsa akuzohet gjithashtu se ka filmuar fshehurazi 20 gra të tjera. Ai ndodhet në paraburgim që prej vitit 2021 dhe ka pranuar 10 nga akuzat për përdhunim. Gjyqi po zhvillohet me dyer të mbyllura në qytetin Aix-en-Provence, pas kërkesës së njërit prej viktimave të dyshuara, dhe pritet të zgjasë të paktën dy javë. Disa viktima të tjera kishin kërkuar që procesi të ishte publik, duke deklaruar se dëshironin që zërat e tyre të dëgjoheshin....