Raportimi nga mediat e huaja pas sulmeve në Iran: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë

Raportimi nga mediat e huaja pas sulmeve në Iran: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë

Bota E Shtunë, 28 Shkurt 2026 15:18 Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka të ngjarë të jetë vrarë nga sulmet e SHBA dhe Izraelit. Burime të paidentifikuara të Izraelit kanë dhënë lajmin për televizionin Channel 12. Nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e Khamenei. Ng ana tjetër media shtetërore e Iranit pretendon se dhjetëra nxënëse janë vrarë pas një sulmi që goditi një shkollë për vajza në jug të vendit, gjatë ofensivës së fundit që, sipas Teheranit, u krye SHBA dhe Izraeli. 57 nxënëse humbën jetën dhe dhjetëra të tjera mbetën të bllokuara nën rrënoja pas goditjes në qytetin Minab, në provincën Hormozgan. Më herët, guvernatori i qarkut Minab kishte deklaruar se 24 nxënëse ishin vrarë. Raportimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur...