Raportimet për vrasjen e udhëheqësit suprem, Teherani tregon gjendjen e Khameneit
Presidenti i Iranit dhe udhëheqësi suprem janë “shëndoshë e mirë”, tha të shtunën për ABC News zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei. Sipas Baghaeit, “sistemi” i qeverisë iraniane “po funksionon”. Komentet e tij vijnë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “ka shumë shenja” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më mes nesh”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv