Raporti tronditës: Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet

Raporti tronditës: Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet

Viktor Orban dhe Vladimir Putin RUSI-Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë ka propozuar organizimin e një atentati ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, me qëllim përmirësimin e rezultateve të tij në zgjedhjet parlamentare të prillit, shkruan The Washington Post duke iu referuar informacionit nga një shërbim inteligjence evropian.  Gazeta Washington Post raportoi se muajin e kaluar një njësi nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, SVR , kishte ngritur alarmin për një rënie të ndjeshme të mbështetjes publike për Viktor Orbán përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Një raport i brendshëm nga operativët rusë, i siguruar nga shërbimi i inteligjencës evropiane, tha se është e nevojshme të zbatohet një strategji e aftë të "ndryshojë rrënjësisht të gjithë paradigmën e fushatës zgjedhore" duke organizuar një "përpjekje për vrasje" të Orbanit. “Një incident i tillë...