Raporti nga Parlamenti Europian: Mospërfshirja e anëtarëve të rinj do t’i kushtonte më shumë BE-së

Raporti nga Parlamenti Europian: Mospërfshirja e anëtarëve të rinj do t’i kushtonte më shumë BE-së

Sipas një raporti të fundit, eurodeputetët theksojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian është një përgjigje strategjike ndaj zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe një investim thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e vetë BE-së. Sipas Parlamenti Europian, kostoja e moszgjerimit do të ishte më e lartë se ajo e pranimit të anëtarëve të rinj, pasi do të krijonte hapësira gjeopolitike të pasigurta, të ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme antagoniste. Raporti gjithashtu thekson se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit, përkatësisht deri në fund të vitit 2026 dhe 2027. Në këtë kuadër, BE-ja duhet të mbështesë dhe inkurajojë përpjekjet e këtyre vendeve, kur ambicia e tyre shoqërohet me reforma konkrete. Eurodeputetët i bëjnë gjithashtu thirrje Këshillit që të shfrytëzojë...