Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të

Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të

Bota E Martë, 30 Dhjetor 2025 14:56 Një raport i ri i Pentagonit detajon aftësitë raketore bërthamore të Kinës dhe aftësinë e saj për të goditur Shtetet e Bashkuara në rast të një lufte botërore. Raporti, i cili iu dorëzua Kongresit më 23 dhjetor, thotë se Kina është e aftë të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me raketat DF-31. “Përforcimi historik ushtarak i Kinës e ka bërë kontinentin e SHBA-së gjithnjë e më të prekshëm. Kina mban një arsenal të madh dhe në rritje të armëve bërthamore, detare dhe konvencionale me rreze të gjatë veprimi, si dhe aftësi kibernetike dhe hapësinore, të afta të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e amerikanëve”. Qëllimi përfundimtar i Kinës Departamenti Amerikan i Luftës pretendon se qëllimi përfundimtar i Kinës...