Raport sekret: Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu Khamenei, ka një plan arratisjeje drejt Moskës
Bota E Hënë, 5 Janar 2026 14:05 Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka përgatitur një plan emergjence për t’u larguar nga vendi, në rast se forcat e sigurisë dështojnë të shtypin protestat e fundit që kanë përfshirë Republikën Islamike. Ky informacion vjen nga një raport i shërbimeve sekrete, cituar nga The Times, i cili thekson se 86-vjeçari Khamenei synon të largohet nga Teherani. Plani parashikon që Khamenei të shoqërohet nga një rreth i ngushtë prej rreth 20 personash, përfshirë ndihmës dhe anëtarë të familjes, mes tyre edhe djali i tij Mojtaba, i cili konsiderohet trashëgimtar i mundshëm. Largimi do të ndodhë nëse ushtria dhe forcat e sigurisë, të mobilizuara për të frenuar trazirat, dezertojnë, kalojnë në anën e protestuesve ose refuzojnë të zbatojnë...
Burimi:
kohajone.com