Ramush Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së

Ramush Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së

Ramush Haradinaj PRISHTINË- Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke dhënë dorëheqjen nga posti aktual. Ky njoftim erdhi gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ku Haradinaj shpalli vendimin e tij. Ai theksoi se arsyeja kryesore për këtë largim nga gara për kryetar është koha e gjatë në udhëheqjen e partisë dhe një rezultat zgjedhor që nuk ka përmbushur pritshmëritë.  “Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim...