Raketat e Iranit mund të arrijnë Europën? Reagon NATO: Ende nuk ka prova, por..
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk mund të konfirmojë për momentin pretendimet e Izraelit se Irani zotëron raketa të afta për të goditur kryeqytete evropiane. Deklarata vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të shtunën se Irani tashmë ka në dispozicion raketa që mund të arrijnë qytete si Londra, Parisi dhe Berlini. Në një intervistë, Rutte theksoi se NATO është duke i shqyrtuar këto pretendime, por nuk ka ende prova që i konfirmojnë ato. Ai shtoi se, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kjo do të përbënte një tjetër dëshmi për rëndësinë e masave të ndërmarra nga aleatët për sigurinë ndërkombëtare. Megjithatë, sipas tij, ajo që dihet me siguri është se Irani është shumë pranë arritjes së...
Burimi:
top-channel.tv