Zjarr brenda një burgu/ 11 persona dërgohen në spital për shkak të tymit, çfarë ndodhi?
Një zjarr është regjistruar në orët e para të së martës në burgun Kassavetia në Greqi. Zjarri ka ndodhur pak kohë pasi në këtë burg u zbuluan raste të të bugosurve me tuberkuloz në një repart për të mitur. Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe arritën të vinin menjëherë zjarrin nën kontroll. Megjithatë, për shkak të tymit të dendur në qeli, 11 të burgosur të mitur u transferuan spital. Atyre iu dha ndihma e pare dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Incidenti u regjistrua pas tensioneve që ndodhën në burgje, pasi u bë e ditur se dy të burgosur u diagnostikuan me tuberkuloz të shtunën e kaluar. Megjithatë, ky informacion është ende duke u hetuar.
Burimi:
sot.com.al