Zhvillimet politike në Kosovë/ Haradinaj i jep mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes

Zhvillimet politike në Kosovë/ Haradinaj i jep mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar ditën e sotme se ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon. Ai u shpreh se Osmanit ia ka shprehur vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan Donald J. Trump. “Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën”, ka vlerësuar Haradinaj. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, ka shkruar Haradinaj. Postimi i plotë i Ramush Haradinaj: