Zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ja kush është Justina Shikora Pula

Zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ja kush është Justina Shikora Pula

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën. Gjatë mbledhjes më 19 dhjetor, ASHAK zgjodhi edhe kryesinë e saj, ku Fejzullah Krasniqi u zgjodh nënkryetar, ndërkaq Bardh Rugova sekretar shkencor. Mandati i kryetarit të ASHAK-ut është katërvjeçar, me mundësi rizgjedhje. Kush është Justina Shikora Pula? Udhëheqësja e re e ASHAK-ut ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit, informon Radio Evropa e Lirë....