Zgjedhjet në Kosovë, Policia merr në pyetje 14 të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit!
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe intervistuar 14 persona – kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese – nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Kllokot. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer më 6 shkurt, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar pas intervistimit. Deri më tani, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave janë ndaluar dhjetëra persona në disa rajone të Kosovës dhe janë intervistuar qindra të tjerë. Hetime po zhvillohen në Prizren, Malishevë, Podujevë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, e ka cilësuar procesin zgjedhor të 28 dhjetorit si ndër proceset “më të kompromentuara”, pasi janë vërejtur mospërputhje të mëdha në...
Burimi:
sot.com.al