Zgjedhjet në Kosovë/ Merren nën akuzë 4 persona të dyshuar për manipulim të votave në Ferizaj, falsifikuan rezultatin!

Zgjedhjet në Kosovë/ Merren nën akuzë 4 persona të dyshuar për manipulim të votave në Ferizaj, falsifikuan rezultatin!

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin se kishin falsifikuar një qendër numërimi në Shtime rezultatet votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhjetorin e kaluar. Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi të dyshuarit me inicialet Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R. Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash. Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë, informon REL. Për...