Zgjedhjet në Kosovë/ Laçi: Qeveria shtriu juridiksionin në gjithë territorin. Blakaj: Kurti, figurë e pastër politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Laçi: Qeveria shtriu juridiksionin në gjithë territorin. Blakaj: Kurti, figurë e pastër politike

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti dolën fitues, kanë qenë në fokus të analizave politike. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi u shpreh se fitorja e Vetëvendosjes ishte e parashikueshme, për sa kohë objektivat kryesore të Kosovës mbeten shtetformimi dhe ruajtja e shtetit. Sipas tij, qeveria Kurti arriti të shtrijë pushtetin dhe juridiksionin shtetëror në të gjithë territorin e vendit, duke forcuar funksionimin e institucioneve. Laçi theksoi se qytetarët e Kosovës e vlerësuan këtë qasje, duke i dhënë qeverisë Kurti një votëbesim të qartë me 56 deputetë. Ai nënvizoi gjithashtu marrëdhënien e konceptit të kombit shqiptar me demokracinë, duke e cilësuar procesin zgjedhor në Kosovë si të rregullt, të paintimiduar dhe pa akuza për manipulim të votës. Nga ana...