“Zgjedhjet e fundit treguan vlerën e demokracisë”, Albin Kurti: Republika nuk detyrohet me imponim së jashtmi, por…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në Kuvend, ku po mbahet seanca solemne në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë, se zgjedhjet e fundit demokratike, që u mbajtën më 28 dhjetor, treguan edhe njëherë vlerat e demokracisë. Në fjalën e tij, Kurti përcolli një mesazh teksa tha se republika nuk mund të “imponohet” së jashtmi, por mund të ndërtohet me punë të përbashkët, duke iu referuar ngërçit politik vitin e kaluar. Ai theksoi se qeveria e re e tij do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin si edhe fuqizimin e sigurisë. “Zgjedhjet e fundit demokratike treguan edhe njëherë vlerën e demokracisë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Republika nuk detyrohet së jashtmi, me imponim e dhunë por ndërtohet së brendshmi me punën tonë të përbashkët. Qeveria...
Burimi:
sot.com.al