Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për monitorimin e procesit
Kosova do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare këtë të dielë. Lidhu me këtë Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në njoftimin e publikuar thuhet se në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të vëzhgojnë të gjithë procesin për të evidentuar ndonjë parregullsi. Njoftimi i plotë: Prishtinë, 26 dhjetor 2025 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës...