Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Albin Kurti kërkon hetim: Komisionerë dhe individë kanë manipuluar vota

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Albin Kurti kërkon hetim: Komisionerë dhe individë kanë manipuluar vota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar hetim pasi sipas tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka patur komisionerë dhe individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë dhe subjekte. Kurti thekson se dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të shfaqen kurrë më në të ardhmen. “Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund. Lëvizja VETËVENDOSJE ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë. Republika e Kosovës është shembull...