Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti fton partitë për takime, opozita e refuzon: Pasi të flasë Kushtetuesja!

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti fton partitë për takime, opozita e refuzon: Pasi të flasë Kushtetuesja!

Gjatë kësaj jave, kryeministri Albin Kurti pritet tu dërgojë ftesa për takime partive opozitare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e kreut të shtetit, pavarësisht disa raundeve të pasuksesshme të takimeve me dy partitë kryesore, PDK-në dhe LDK-në. Siç raportojnë mediat e Kosovës, ftesa e Kurtit ka mbetur e ngrirë pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja refuzojnë takime të tilla në rrethanat aktuale, derisa Gjykata Kushtetuese po shqyrton dekretin e presidentes për shpërndarjen e kuvendit. Pak ditë më parë Partia Demokratike tha se duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme për pezullimin e procesit të zgjedhjes së presidentit dhe çdo veprimi të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, deri më 31 mars....