Zgjedhja e Presidentit, Kurti nis procesin e konsultimeve me partitë opozitare, takon Hamzën dhe Abdixhikun

Zgjedhja e Presidentit, Kurti nis procesin e konsultimeve me partitë opozitare, takon Hamzën dhe Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me krerët e partive politike parlamentare, në funksion të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Sipas afateve kushtetuese, për këtë proces kanë mbetur edhe 10 ditë. Gjatë ditës së diel, Kurti u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza. Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të siguruar konsensusin e nevojshëm politik për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në fokus të diskutimeve, sipas njoftimeve, kanë qenë zhvillimet politike në vend si dhe nevoja për hapjen e një kapitulli të ri komunikimi dhe dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në funksion të forcimit të pluralizmit demokratik. Zgjedhja e Presidentit kërkon mbështetjen e...