Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon kreun e LDK-së, ja çfarë pritet
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po takohet sot me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku për të diskutuar çështjen e Presidentit, raporton A2CNN. Një ditë më parë Kurti u takua me kreun e PDK-së Bedri Hamza. Ky i fundit është shprehur se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar. Ai kërkuar reflektim nga ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë. Kushtetuta parashikon që zgjedhja e kreut të shtetit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani.
Burimi:
sot.com.al