Zbulohet fytyra e një ‘vampiri’ pas 400 vitesh, shkencëtarët rindërtojnë pamjen e ‘burrit të frikshëm’ nga Kroacia

Zbulohet fytyra e një ‘vampiri’ pas 400 vitesh, shkencëtarët rindërtojnë pamjen e ‘burrit të frikshëm’ nga Kroacia

Për herë të parë pas më shumë se 400 vitesh, është zbuluar fytyra e një burri që besohej se ishte “vampir”. Eshtrat e tij u gjetën në një varr në Račesa, një fortesë në Kroacinë lindore, dhe tregojnë shenja të qarta ritualesh të ashtuquajtura “kundër vampirëve”. Sipas arkeologëve, trupi ishte nxjerrë nga varri, i ishte hequr koka dhe ishte rivarrosur me fytyrë poshtë, nën gurë të rëndë. Meqë këto dëmtime nuk mund të shpjegohen nga faktorë natyrorë, ekspertët besojnë se ato janë kryer me qëllim që i vdekuri të mos “kthehej” si vampir. Falë teknologjisë moderne, shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë pamjen e tij duke u bazuar në kafkën e zbuluar. Arkeologia Nataša Sarkić, pjesë e ekipit të gërmimeve, shpjegon se frika që ai ngjalli...