Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Ish-shefi i shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandar Vulin, ka kërcënuar hapur Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti, duke bërë thirrje që Serbia të ndjekë metodat e Izraelit dhe Mossad-it. Në një deklaratë tronditëse për mediat serbe, kryetari i Lëvizjes Socialiste ka kërkuar hartimin e planeve konkrete për t’u marrë me individë që ai i cilëson si bartës të politikave antiserbe, duke pohuar se Beogradi “di si t’i bëjë këto punë”. Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç, sipas pretendimit të tij, vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi...
Burimi:
sot.com.al