Vuçiç takim me Sorensen në Beograd, kërkon angazhim më aktiv të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Vuçiç takim me Sorensen në Beograd, kërkon angazhim më aktiv të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për vazhdimin e dialogut me një angazhim më aktiv të bllokut. “Jam i bindur se është në interesin e të gjitha palëve të shmangen veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë dhe që, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulet në zbatimin e plotë të obligimeve të marra dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shkurt. Vuçiç gjatë takimit me emisarin evropian përsëriti kritikat ndaj bashkëpunimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar se me këtë “rriten më shumë tensionet...