Vuçiç: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga aleanca Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm. “Ata po presin një moment të favorshëm. Ne po përgatitemi për sulmin e tyre,” tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS). Komentet e tij i referohen një deklarate trepalëshe për bashkëpunim në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në Tiranë me 18 mars 2025, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe ndërveprimin ushtarak. “Ne kemi raketa hipersonike kineze, tokë-ajër, me një rreze veprimi deri në 400 kilometra,” tha Vuçiç, duke i përshkruar ato si ndër sistemet më të avancuara të armëve. Vuçiç tha gjithashtu tha...
Burimi:
syri.net