Vuçiç po mendon largimin nga Serbia? Analisti serb: Do t’i mbyllen dyert po u derdh gjak

Vuçiç po mendon largimin nga Serbia? Analisti serb: Do t’i mbyllen dyert po u derdh gjak

Historiani dhe analisti politik serb Dragomir Anđelković mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçiçit si mekanizëm negocimi në raport me Bashkimin Europian, qytetarët dhe opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, por vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se kreu i shtetit serb ka ndërmend të “propozojë” një qeveri kalimtare. Anđelković është i bindur se Vuçic, në një moment të caktuar, planifikon të largohet nga Serbia dhe se pikërisht për këtë arsye ai i druhet shtypjes masive të popullsisë. Duke folur në një intervistë për N1, të cituar nga KosovaPress, Anđelković tha se Vuçiç është i vetëdijshëm se shumica e njerëzve, përfshirë edhe ata brenda sistemit, nuk kanë më frikë, ndaj dhe ai po përpiqet ta ndryshojë vetë sistemin....