Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Vuçiç nuk bën pushim, provokon sërish Brukselin, pse takimi me presidentin e Gjeorgjisë ishte mesazh për BE-në
Marsela SHYTIA Presidenti gjeorgjian Mikhail Kavelashvili, një politikan i njohur për qëndrimet e tij të ashpra anti-perëndimore dhe anti-BE, mbërriti dje në Beograd. Vizita e tij vjen në një kohë kur Gjeorgjia po tronditet nga protesta masive kundër sundimit autoritar, gjë që në mënyrë të pashmangshme ngre pyetjen nëse kjo është një vizitë e zakonshme diplomatike apo një takim udhëheqësish të lidhur nga modele dhe sfida të ngjashme politike. Sipas bashkëbiseduesit të “Nova.rs”, vendimi që Serbia të presë një vizitë të tillë, menjëherë pas refuzimit për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një mesazh të fortë për Brukselin dhe Perëndimin, përkatësisht për të treguar distancë nga integrimi evropian. Takimi me presidentin e Gjeorgjisë Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Kavelashvili, u takua dje në...