Vuçiç në delir për “Serbinë 2030”, ekipi “tërbon” presidentin me planin e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Vuçiç në delir për “Serbinë 2030”, ekipi “tërbon” presidentin me planin e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar të shqyrtojë draftet e planeve strategjike “Serbia 2030” dhe “Serbia 2035”, të cilat më herët ia kishte ngarkuar Qeverisë së Serbisë për t’i hartuar, por sipas raportimit të Nova.rs, ai ka mbetur i pakënaqur pasi ka marrë propozime që dyshohet se janë përgatitur me ndihmën e inteligjencës artificiale. Sipas gazetës Novosti, Vuçiç pritet të telefonojë kryeministrin Gjuro Macut dhe ministrat përkatës për t’u caktuar një afat të ri, duke kërkuar që deri më 21 shkurt, datë kur ai kthehet nga vizita në Indi, t’i paraqitet një program i plotë dhe i strukturuar zhvillimor. Burime të pranishme gjatë prezantimit të dokumentit pretendojnë se presidenti ka reaguar me zemërim, duke theksuar se strategji të tilla kombëtare nuk mund të përgatiten...