Vuçiç kërkon nga Sorensen angazhim më aktiv të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti serb Vuçiç nuk është i qetë nga aleanca ushtarake trepalëshe mes Tiranës-Prishtinës dhe Zagrebit. Ai e ka përsëritur shqetësimin e tij edhe njeherë gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian për Dialog Peter Sorensën në Beograd. Vuçiç ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake rajonale duke vlerësuar se sipas tij një hap i tillë do të rriste tensionet dhe do të kërcënonte sigurinë. Vuçiç nuk I ka ndalur akuzat ndaj Prishtinës, duke deklaruar se ajo ka për qëllim të rrisë tensionet në rajon. Në një postim në rrjetet e tij sociale, presidenti serb theksoi se ka ngritur shqetësimin për, siç u shpreh, pozitën e serbëve në Kosovë dhe ka paralajmëruar për atë që e quajti synim të Prishtinës për të zbatuar nga...
Burimi:
sot.com.al