‘Vuçiç ka makth Kosovën’, Rama mbron presidentin serb: Lider vizionar me të cilin mund të ndërtosh së bashku
Edi Rama mbrojti hapur mikun e tij, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për median turke, Turkiye Today. Duke iu adresuar pyetjes nëse Turqia ka ambicie neo-otomane, Rama u ndal edhe tek Vuçiç. Kryeministri shqiptar tha se Vuçiç e ka makth Kosovën dhe ndonjëherë thotë gjëra pa kuptim. Por Rama tha se Vuçiç ësht ënjë lider me intuitë të fortë, vizionar, me njohuri të mëdha, me të cilin mund të flitet dhe të ndërtosh së bashku. PJESË NGA SHKRIMI Tetorin e kaluar, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, akuzoi Turqinë se po “ëndërron për Perandorinë Osmane” pas dorëzimit të dronëve Skydagger në Prishtinë. Më vonë, ai akuzoi gjithashtu Turqinë dhe SHBA-në se po armatosin shqiptarët në Kosovë, duke e paraqitur këtë si “një kërcënim të drejtpërdrejtë për...
Burimi:
sot.com.al