Vuçiç justifikon ftohjen e marrëdhënieve me Putinin, pse Ukraina mbetet ende “molla e sherrit”
Marsela SHYTIA Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë për “Zideuče Zeitung” foli për furnizimin me energji, tensionet midis Beogradit dhe Moskës, trazirat në Serbi, si dhe idenë e anëtarësimit të Serbisë në BE, por pa të drejtë vote. “Po bëhet më e vështirë për ne”, thotë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke përshkruar situatën e furnizimit me energji. “Çmimet e naftës në tregjet e Mesdheut janë rritur me 15 përqind vetëm në dy ditët e fundit, është çmenduri. Situata është e ngjashme me gazin”, tha Vuçiç, siç raportohet nga DW. Por kriza për Serbinë, i kujton atij Tobias Cik, një gazetar nga Zideuče Zeitung, i cili drejtoi bisedën, filloi shumë kohë para luftës së Iranit, me sanksionet amerikane mbi industrinë serbe të naftës, shumica në pronësi...
Burimi:
sot.com.al