Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ai ka shprehur respekt për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, por se kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për politikanët në Bosnje e Hercegovinë. Në një intervistë për Televizionin Federal (FTV) më 26 janar, ai tha po ashtu se “popullit i mjafton respekti për viktimat”, ndërsa politikanët janë ata që këmbëngulin në përdorimin e fjalës “gjenocid”. “U përkula para viktimave, tregova nderim dhe respekt, por për disa kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse dikush donte të bënte një shfaqje politike”, tha Vuçiç. Aleksandar Vuçiç, si kryeministër i Serbisë, kishte marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 2015. Në atë rast, disa pjesëmarrës në ngjarjen përkujtimore e kishin sulmuar verbalisht dhe...