Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se perspektiva për të ardhmen mbetet e paqartë. Në një deklaratë për gazetarët në Davos, Vuçiç tha se shumë vende të Bashkimit Evropian ose nuk po marrin pjesë në këtë nismë, ose ende nuk janë shprehur zyrtarisht. “Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose nuk janë deklaruar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai. I pyetur për rolin global të Bordit të Paqes, Vuçiç tha se ende nuk është e qartë se çfarë funksioni do të ketë kjo strukturë. “Disa e quajnë një organizatë...