Vuçiç “bojkoton” sërish BE-në, Brnabiç ndjek shembullin e tij, pse Beogradi po krijon me qëllim armiqësi me Brukselin

Vuçiç “bojkoton” sërish BE-në, Brnabiç ndjek shembullin e tij, pse Beogradi po krijon me qëllim armiqësi me Brukselin

Marsela SHYTIA Vendimi i guximshëm i Ana Brnabiç për të mos u takuar me misionin e Parlamentit Europian, i cili po vjen për të kontrolluar gjendjen e demokracisë në Serbi, u përball me kritika të ashpra nga opozita dhe ekspertët, të cilët theksojnë se ky veprim dërgon një mesazh papërgjegjshmërie dhe injorimi të standardeve europiane. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se nuk do të takohet me anëtarët e misionit të Parlamentit Evropian, të cilët duhet të vijnë në Serbi nga 22 deri më 24 janar, sepse në atë kohë është në një vizitë pune në Estoni. Misioni i PE Mundësia e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian që vjen në Serbi u bë e ditur në tetor, kur PE miratoi një rezolutë mbi...