Vuçiç blen me fonde të BE-së teknologji nga kompania e sanksionuar ruse
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë gjatë vitit të kaluar ka vazhduar të përditësojë softuerët dhe pajisjet e kompanisë ruse Papilon, e cila është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që nga viti 2023, thuhet në gjetjet e një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë (REL). Hulumtimi po ashtu ka treguar se një pjesë e kësaj pajisjeje gjatë vitit 2023 Serbia e ka financuar me paratë që merr nga Bashkimi Evropian. Prandaj, Brukseli mund t’i kërkojë Beogradit kthimin e parave, thotë për REL-in zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “Nëse vërtetohet se ndonjë shpenzim nuk është bërë në përputhje me rregullat e BE-së, përfshirë ato që lidhen me sanksionet, BE-ja do të marrë masat përkatëse për të mbrojtur buxhetin e...
Burimi:
syri.net