Vuçiç: Ajo që ndodhi në Serbi në vitin 1999 po ndodh në Iran
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të shtunën se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse. Reagimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sulme në disa qytete të Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit dhe disa vendeve tjera në Lindje të Mesme. Duke folur për televizionin Informer, Vuçiç tha se “beteja...
Burimi:
vizionplus.tv