Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë ndodhej edhe Alket Rizai, rrethanat mbeten ende të paqarta
Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi brenda Burgut të Domokos në Greqi, ku i burgosuri Antonis Papadatos u vra me armë zjarri. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi në të njëjtën dhomë ku ndodhej edhe shqiptari Alket Rizai, emri i të cilit është përmendur shumë herë në Greqi, për arratisjet e bujshme nga burgu. Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje serioze mbi protokollet e sigurisë në institucionin e vuajtjes së dënimit, i cili konsiderohet ndër më të sigurtit në Greqi. Hetimi po zhvillohet nga Njësia e Hetimit të Vrasjeve e Drejtorisë së Krimit të Organizuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se si një armë zjarri arriti të futej brenda ambienteve të burgut dhe si u gjendën disa të burgosur të rrezikshëm në të...
Burimi:
sot.com.al