Vrasja me armë e 38-vjeçarit në Gjakovë, vetëdorëzohet në polici autori

Vrasja me armë e 38-vjeçarit në Gjakovë, vetëdorëzohet në polici autori

Autori i vrasjes në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mëngjesit në një lokal, ku pas një konflikti pronari ka qëlluar me armë zjarri dy persona. Një prej tyre ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri mbeti i plagosur. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë disa gëzhoja dhe një armë e ftohtë. Ndërkohë autori dorëzoi në komisariat edhe armën e dyshuar të krimit, një pistoletë TT me një karikator, e cila u sekuestrua si provë materiale. Gjatë marrjes në pyetje, autori nuk pranoi të fliste mbi krimin. Me vendim të prokurorit për krime të rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje e...