Vrasja makabre/ Naim Murseli merr në dorë foton e Liridonës pas ekzekutimit me plumb në kokë, brenda makinës…
Naim Murseli ka marrë sot në dorë në sallën e gjykatës foton e gruas së tij të ekzekutuar me armë zjarri në makinë, vrasje që dyshohet se si urdhërues kishte pikërisht atë vetë. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta. “Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli. Në mesin e imazheve janë edhe ato të lodrave të fëmijëve, të lëna pas. Trupi gjykues vijoi me intervistimin e Murselit, duke e pyetur...
Burimi:
sot.com.al