Vjedhje masive e votave në Prizren/ Arifi: PDK rasti më flagrant. Partitë e tjera të distancohen!
Analisti Valon Arifi tha se vjedhja e votave nuk është një dukuri e re, por sipas tij, këtë herë ajo ka dalë hapur në pah. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë të mbrojnë dhe të ruajnë votën e tyre. Arifi shtoi se partitë e tjera politike duhet të distancohen dhe të mos i përfshijnë në grupet e tyre parlamentare. “Vjedhja e votave ka ndodhur edhe herë të tjera, por tani doli në pah. Është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë ta ruajnë votën e tyre. Si në Prizren, ashtu edhe në komuna të tjera, ka pasur dakordësi mes komisionerëve, pasi ata kanë manipuluar votat brenda partive të tyre. Ekziston dallim dhe diferencë mes votës për parti dhe votës për...
Burimi:
sot.com.al