Vizita zyrtare e Ramës në Prishtinë, Albin Kurti ndan detaje: Diskutuam për marrëveshjet bilaterale dhe…
Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar detaje nga takimi i sotëm në Kosovë me kryeministrin Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi, Kurti shkruan se me Ramën diskutuan për marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësinë për t’i shtuar ato. Po ashtu Kurti thekson më tej se përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror mes dy vendeve tona, synohet që t’i shërbehet sa më mirë qytetarëve në Kosovë e Shqipëri. “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar...
Burimi:
sot.com.al