Viti 2025 cilësohet si vit i humbur për Kosovën në draft-raportin vjetor të PE-së
Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën vlerëson se viti 2025 ishte një “vit i humbur” për vendin, për shkak të krizës së vazhdueshme politike gjatë gjithë 12 muajve. Draft-raporti, autor i të cilit është raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, përshëndet formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shpreh keqardhje për dështimin e Kuvendit për ta zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kosova kishte Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë gjatë vitit të kaluar, pasi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk dhanë fitues të qartë dhe partitë politike dështuan të gjejnë pajtueshmëri për një qeveri të shumicës. Kjo bëri që vendi të mbante...
Burimi:
sot.com.al