Vidhen stoli ari në Hanin e Elezit me vlerë 170 mijë euro, zbulohen detajet
Në komunën e Hanit të Elezit vetëm mbrëmjen e 10 marsit janë evidentuar dy vjedhje dhe një tentativë vjedhjeje. Sipas Policisë në Han të Elezit, në këto raste më së shumti janë vjedhur stoli ari, me një vlerë të përgjithshme rreth 170 mijë euro. Pronari i një prej shtëpive të dëmtuara, Fadil Brava nga fshati Postenik i Hanit të Elezit, tha për KosovaPress se gjatë kohës së iftarit persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe në atë të vëllait, duke shfrytëzuar mungesën e familjarëve. Ai tha se nga shtëpia janë vjedhur stoli ari, dy pushkë gjuetie si dhe janë shkaktuar dëme të tjera. Brava: Hajnat na vodhën shtëpinë time dhe të vëllait gjatë iftarit “Rasti ka ndodhur në kohën e iftarit në...
Burimi:
sot.com.al