VIDEO/ Moti i keq gjunjëzon Greqinë, përmbytje katastrofike në disa zona. Mitsotakis anulon pjesëmarrjen në Davos
Greqia është përfshirë sot nga një mot i keq, me ekstremitete temperaturash, reshje shiu dhe dëborë në zona të ndryshme. Qeveria ka shpallur alarmin në të paktën 7 zona, shkollat janë mbyllur në qarkun e Atikës (Athinë), kurse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis anuloi edhe udhëtimin në Forumin e Davosit sot për shkak të situatës së motit dhe emergjencave civile, informon “Protothema”. “Nesër, ndoshta dhe nëse axhenda dhe moti e lejojnë, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë për në Davos. Vërehet se nesër pasdite do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm i liderëve evropianë mbi Groenlandën”, raporton media në fjalë. Moti i keq ka goditur veçanërisht Korinthin, ku ka shkaktuar shumë probleme nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, teksa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit. Probleme...
Burimi:
sot.com.al